E premte, 25 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur 2 Eps.) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Johnny Depp akuzon ish-gruan për ushtrim dhune! Ja si reagon ajo…

 

Johnny Depp dhe Amber Heard vazhdojnë të ndezin debat. Pavarësisht se martesa e tyre ka përfunduar prej më shumë se dy vjetësh, aktori ka akuzuar sërish ish gruan.

 

 

Reklamë

Joshësi i Holliovudit akuzon Heard se i ka gjuajtur dy herë me grusht në fytyrë. Ngjarja thuhet të ketë ndodhur në prill të 2016-s, kur Depp ka vajtur me vonesë në festën e ditëlindjes së aktores.

 

 

Ditën e ditëlindjes së Heard, siç insistojnë avokatët e Depp ai nuk ishte as i droguar e as i alkoolizuar dhe ndodhej në shtrat kur Heard u bë veçanërisht agresive.

Në atë pikë, legjenda hollivudiane ‘është vetmbrojtur duke e mbajtur nga krahët, në mënyrë që ta ndalonte të gjuante sërish’. Në vazhdim ai e ka shtyrë në krevat duke i thënë se do largohej dhe nuk kishte pse ta ndiqte.

 

 

 

Nga ana e saj, Heard e mohon këtë version, përmes përfaqësuesve të saj ligjorë të cilët thonë:

“Këto pohime janë të gënjeshtërta. Mjafton të konsiderosh akuzat e lëshuara kundër Depp (siç është denoncimi për agresion ndaj një menaxheri “Rocky” Brooks, në set-in e filmit “City of Lies” -) për të kuptuar gjendjen e tij mendore.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë