Senatori amerikan, John Mccain ndodhet në Prishtinë për një vizitë dyditore, pjesë e një turneu në disa vende të Ballkanit. Mekein u takua me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe mbajti nje fjalim ne parlamentin e Kosovës. Ai deklaroi se SHBA jane te angazhuara per paqen ne Kosove dhe rajon. Duke folur per procesin e transformimit te forcave te sigurisë ne ushtri, Mekein tha se formimi me angazhimin e te gjitha komuniteteve, do te çoje ne progresin e Kosovës. Dialogu me Serbinë eshte proces i vështire, por i rendesishem dhe Mekein përsëriti thirrjen per te ecur përpara me bisedimet. Të premten Mekein do të nderohet me medaljen “urdhri i lirisë” nga presidenti Thaçi, për kontributin në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA. Mekein ishte ne Serbi, Bosnje e Mal te Zi, ndërsa nesër do te vizitoje Tiranën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *