E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

John Legend: Varrosja e një fëmije është e tmerrshme!

Këngëtari njohur, John Legend, ka folur për herë të parë për tragjedinë në Manchester, ku është shprehur se ndihet mjaft i prekur nga ngjarja e rëndë.

 

 

Në një video mesazh për prindërit e të ndjerëve, 39-vjeçari shprehet se ideja e varrosjes së një fëmije është e paimagjinueshme për të dhe ndjen një dhimbje të madhe për ata që ndërruan jetë.

Reklamë

 

 

“Nuk e imagjinoj dot çfarë ndiejnë ata që humbën personat e tyre të dashur në atë tragjedi në Manchester. Unë kam një vajzë të vogël tani, ama ideja e varrosjes së një fëmije më trondit, më shkund si qenie”, – shprehet Legend.

 

 

Nga ana tjetër, këngëtari i “All of Me” tregon se është i gatshëm të ndihmojë qoftë familjet e të prekurve nga kjo ngjarje, qoftë Ariana Grande-n.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë