E premte, 18 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

John Bolton viziton Emiratet e Bashkuara Arabe këtë javë

Ilustrim · Vizion Plus

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Emiratet e Bashkuara Arabe tha se këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, John Bolton, do të udhëtojë në këtë vend, këtë javë.

Ambasada në Abu Dabi nuk i saktësoi datat e vizitës së planifikuar të Boltonit.

Ajo vjen në kohën kur Emiratet, Arabia Saudite dhe SHBA-ja po përpiqen t’i bashkojnë forcat për të izoluar Iranin.

Tensionet në rajon janë rritur prejse SHBA-ja është tërhequr nga një marrëveshje bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, vitin e kaluar, dhe ka nisur të rivendosë sanksione kundër Republikës Islamike.

SHBA-ja po ashtu ka rritur praninë ushtarake në Lindjen e Mesme.

Teherani, në përgjigje, ka paralajmëruar se mund të rinisë pasurimin e uraniumit më pranë niveleve të armëve bërthamore. /REL

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh