Presidenti i SHBA-ve  Joe Biden u zotua sot të martën (26/3) se qeveria amerikane do të paguajë koston e plotë të rindërtimit të urës Francis Scott Key, e cila u shemb herët këtë mëngjes pasi një anije me kontejnerë e goditi atë.

“Është qëllimi im që qeveria federale të paguajë koston e plotë të rindërtimit të kësaj ure dhe pres që Kongresi të mbështesë përpjekjet e mia,” tha Biden, duke vënë në dukje megjithatë se do të duhet kohë për të rindërtuar urën.

Lexo edhe :

Related Posts

Për shkak të kolapsit, porti i Baltimores, më i madhi në SHBA për sa i përket ngarkesave të makinave,  u mbyll sot deri në një njoftim të dytë.

Presidenti amerikan foli për një “aksident të tmerrshëm”, ndërsa kërkoi që porti të rihapet sa më parë.

“Unë njoftova se do t’u dërgojmë të gjitha burimet federale që u nevojiten,” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *