E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Joe Biden kritikohet për dallim racor

Former U.S. Vice President Joe Biden is seen during the annual Munich Security Conference in Munich, Germany February 16, 2019. REUTERS/Andreas Gebert - RC1740FFF0A0

Konkurenti favorit për Shtëpinë e Bardhë, demokrati, Joe Biden, është sulmuar ashpër për diferencim racor në një debat televiziv me nëntë rivalë.

 

Senatorja Kamala Harris e sulmoi atë duke treguar punën e tij të mëparshme me senatorë fanatikë dhe një herë kundërshtoi një politikë duke nxitur diversitetin në shkolla.

 

Reklamë

Nga ana e tij, Joe tha se ajo e kishte “portretizuar keq” pozicionin e tij, duke këmbëngulur se ai kishte hyrë në politikë për të mbrojtur të drejtat civile.

 

Senatorja, e vetmja grua e zezë në fushën e demokracisë, e “sulmoi”  Biden këtë muaj duke përmendur punën e tij dekada më parë në Senat me kolegë demokratë, të cilët favorizuan ndarjen e racave.

 

“Unë nuk mendoj se jeni racist dhe pajtohem me ju kur thoni se angazhoheni për gjetjen e elementëve të përbashkëta. Por unë gjithashtu besoj, dhe kjo është personale, se ishte e dëmshme t`ju dëgjoje të flisnit për reputacionin e dy senatorëve të cilët e kanë ndërtuar karrierën e vet mbi ndarjen e racës. Por nuk ishte vetëm kjo: ju bashkëpunuat me ta kundër dërgimit të fëmijëve të bardhë me autobus në shkollat me shumicë me ngjyrë në lagjet e tjera dhe anasjelltas. Ishte një vajze e vogël në Kaliforni, që e përjetoi vetë një gjë të tillë; ajo vajzë isha unë”.

 

20 kandidatët kryesorë do të sfidojnë mes tyre, përpara se të përballet me Trump në zgjedhjet e nëntorit 2020.

Vazhdo të lexosh

Reklamë