Presidenti amerikan Joe Biden mbajti  fjalimin e radhës për gjendjen e vendit duke përcjellë  një mesazh optimizmi dhe bashkimi për të ardhmen.

 

Ai u shtriu dorën e bashkëpunimit republikaneve dhe paraqiti vizionin e tij për të rimëkëmbur klasën e mesme, shtyllën kurrizore të Amerikës.

 

“Për miqtë e mi republikanë, nëse arritëm të punonim së bashku në Kongresin e fundit, nuk ka asnjë arsye që të mos punojmë së bashku në këtë Kongres të ri. Populli na dërgoi një mesazh të qartë”

 

“Të mbarojmë punën e nisur”, – ishte ky mesazhi kryesor i Biden në këtë fjalim, që më shumë nënkuptonte zyrtarizimin e kandidaturës së tij për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Por rimëkëmbja ekonomike zuri pjesën më të madhe të fjalimit.

 

“Dy vjet më parë ekonomia jonë po vuante. Ndërsa qëndroj këtu para jush sot, ne kemi krijuar një numër rekord prej 12 milionë vendesh të reja pune – më shumë vende pune të krijuara në dy vjet se sa ç’janë krijuar nga çdo president i mëparshëm për katër vjet. Dy vjet më parë, COVID-i na kishte mbyllur bizneset, shkollat dhe na kishte privuar nga aq shumë. Sot COVID-i nuk kontrollon më jetën tonë.

 

Në lidhje me luftën në Ukrainë, presidenti amerikan shprehu edhe njëherë angazhimin se SHBA dhe aleatët do të qëndrojnë pranë popullit ukrainas dhe kundër agresionit të Putin.

 

 “Së bashku ne bëmë atë që Amerika bën më mirë. Udhëhoqëm. Bashkuam NATO-n dhe ndërtuam një koalicion global. Ne qëndruam përballë agresionit të Putinit. Ne qëndruam në krah të popullit ukrainas”

 

Biden foli gjithashtu për probleme të brendshme si dhuna nga armët, forca e ekzagjeruar e policisë, kriza e varësisë nga droga si dhe emigracioni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *