Subscribe

Ish-numri dy i Shtëpisë se bardhe, Joe Biden, shpalli zyrtarisht kandidaturën si kandidat per president i demokrateve për zgjedhjet vitit 2020 .

 

“Ne jemi në këtë betejë për shpirtin e këtij kombi. Nëse i japim Donald Trumpit tetë vjet në Shtëpinë e Bardhë, ai do të ndryshojë përgjithmonë dhe rrënjësisht karakterin e këtij kombi. Nuk mund të rri e të shoh se çfarë po ndodh”.

 

Ish-nënpresidenti 76 vjeçar, Joe Biden, është njëri ndër personalitetet më të njohura në politikën e shteteve te bashkuara. Mes demokratëve ai vlerësohet për përvojën e gjate ne politikën e jashtme.

 

Deri më tani, në shumë sondazhe brenda demokratëve, udhëheq senatori, Bernie Sanders. Nëse do të fitonte zgjedhjet, Biden do të ishte më i vjetri i zgjedhur ndonjëherë president i shteteve te bashkuara.

 

Tashmë janë 20 demokratë që synojnë te kandidojne për zgjedhjet presidenciale, ndërsa emra të tjerë mund t’i bashkohen garës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *