E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Joakim Lëv jep dorëheqjen

Joakim Lëv nuk do të jetë më trajner i kombëtares gjermane. Lajmin e ka bërë të ditur vetë federata gjermane në faqen e saj zyrtare. Ajo sqaron se pranoi vendimin e teknikut për t’u largur nga drejtimi i skuadres, menjëherë pas përfundimit të kampionatit te europianit që zhvillohet në verë.

 

Pas 15 viteve, në krye të katër herë kampionëve të botës, Lëv do të provojë edhe një sukses të fundit me kombëtaren për t’i lënë vend me pas një tjetër trajneri.

 

Reklamë

Rrugëtimi i tij me kombatëren gjermane nisi që në vitin 2006, ndërsa suksesi më i madh padyshim mbahet ai i vitit 2014, kur ia doli t’i fitonte dhe kupën e katërt të botës, pas triumfit në finale me Argjentinën.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë