Subscribe

Marrëveshja e shumëpritur per te hequr ekskluzivitetin e fluturimeve nga aeroporti “Nene Tereza” shoqërohet edhe me nje sere pikëpyetjesh lidhur me përfitimet qe do te kete ekonomia ne tërësi, por edhe vete koncesionari i Rinasit. I pari qe ka kundërshtuar këtë marrëveshje është Autoriteti i Konkurrencës, i cili është shprehur kundër zgjatjes me dy vite te afatit te koncesionit. Sipas Ministrit te Transporteve nevojiten edhe 3 milion euro investime ne aeroportin e Kukësit, qe ai te vihet ne funksion. Kjo do te thotë se nëse qeveria nuk i ka keto para, ai do te jepet me koncesion. Por deri ne finalizimin e këtij investimi dhe vënien ne pune te aeroportit, konkurrenca mendon se kontrata koncesionare është shtyre automatikisht me 2 vite. Paralelisht autoriteti kërkon edhe liberalizim te shërbimeve.

Të mos zgjatet afati i eksluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare pavarësisht kushteve të vendosura nga koncensionari për rishikimin e marrëveshjes; II. Të liberalizohen shërbimet(ground handling) sipas anekseve të kontratës koncensionare: (i) Pagesës së Shërbimit në Tokë dhe e Uljes dhe e Ngritjes, (ii) Pagesës për Pasagjerët, (iii) Pagesës së Kargos, (iv) Pagesës së Parkimit të Avionëve dhe (v) Pagesës së ndriçimit të aerodromit.

Por edhe pse ky rekomandim i autoritetit, nuk u mor ne konsiderate nga qeveria, ajo qe mbetet per t’u pare është pika e trete e këtij vendimi. Konkurrenca i kërkon organeve shteterore qe per shkak te monopolit te shërbimeve qe ka aeroporti “Nene Tereza”, te hartohet nje metodologji per uljen e çmimeve.

“Për shkak të pozicionit të kompanisë koncensionari si i vetmi ofrues i shërbimeve ndërkombëtare të transportit të pasagjerëve, OSHA të hartojë dhe aprovojë një metodologji/rregullore për vendosjen e tarifave të aeroportit, si edhe tarifat të jenë të orientuara drejt kostos”.

Zgjatja me te paktën dy vite te koncesionit ne aeroport është nje lajm i mire per kompaninë qe e administron Rinasin, cila ka patur fitime te majme ne vendin tone. Mësohet se fitimet neto arrijnë deri ne 10 milion euro ne vit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *