E hënë, 2 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Jo vetingut në Kushtetuese”

Rritet presioni ndërkombëtar ndaj vendimit të Partisë Demokratike për të goditur Vettingun në Gjykatën Kushtetuese. Pas ambasadorit amerikan Donald Lu, edhe ish-Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorin e Zgjerimit në KE Pierre Mirel, e konsideron si të padobishëm një hap të tillë.

“Unë nuk ndjek në detaje ecurinë e politikës shqiptare, por ka diçka që unë nuk e kuptoj, nëse Kushtetuta është ndryshuar për të lejuar reformën në sistemin gjyqësor, përse këtë ligj, i cili është pjesë e kësaj reforme, ta apelosh në Gjykatën Kushtetuese.?”

Në intervistën për Vizion Plus, Mirel vlerëson me nota pozitive konsensusin për votimin e ndryshimeve kushtetuese, të cilat sipas tij, Brukseli i ka vlerësuar si çështjen prioritare me të cilën duhej marrë politika. E teksa data për publikimin e progresraportit po afron, Mirel pranon se vendi ka shanse për të marrë rekomandimin për çelje të negociatave.

“Të ecësh përpara nuk është thjeshtë e rëndësishme për qeverinë, ky është një projekt kombëtar. Mbaj mend disa vite më parë që Parlamenti shqiptar ka miratuar një rezolutë me konsensus të gjerë për procesin e integrimit europian. Fatkeqësisht gjatë viteve që pasuan ky konsensus nuk vazhdojë për këto reforma. Të bashkohesh me BE-në duhet të konsideruar një objektiv kombëtar dhe jo një objektiv i vetëm njërës palë. Ajo që është e rëndësishme, që kemi mësuar nga anëtarësimet e vendeve të tjera, ka të bëjë me nevojën të punojnë ngushtë me grupet e interesit, në varësi të negociatave për anëtarësim. Kjo për të evituar një mungesën e lidhjeve mes realitetit dhe punës në tavolinë. Mendoj se Shqipëria ka shanse për të çuar përpara në udhën e sa të integrimit dhe çeljeve të negociatave.”

Reklamë

Si njohës i mirë i politikës shqiptare, dëshmitar për bashkëpunimet, por edhe konflikteve të saj, Mirel këshillon bashkëpunimin konstruktiv për zbatimin e reformave, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të ecur drejt BE-së.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë