Kështu e kalojnë ditën princi Geroge dhe Princesha Charlotte në pallatin mbretëror:

Ndërsa djali më i vogël i dukeshës Kate dhe princit William, princi Louis pritet të festojë maj fëmijët e tyre më të mëdhenj, Princi George dhe Princesha Charlotte, tashmë po i tregojnë botës anët e ndryshme të personaliteteve të tyre. Ata I kalojnë ditët e tyrë pak më ndryshe se pjesa tjetër e fëmijëve, pasi kanë cdo gjë të programuar. Këto janë aktivitetet e shumta që ata bëjnë:

 

-Marrin mësime kalërimi: Tashmë nuk është sekret që familja mbretërore i do shumë kuajt, dhe nga kjo gjë nuk mund të bënin përjashtim as dy anëtarët më të vegjël. Përveç pjesës ku ata shikojnë babain e tyre të luajë polo dhe ndjekin garat me kuaj, së fundmi kanë filluar të marrin edhe vetë mësime kalërimi.

 

-U pëlqen të shëtisin jashtë pallatit mbretëror: Edhe pse për momentin familja e princit William është vendosur në Londër, ata shpesh kthehen në shtëpinë e tyre të Anmer Hall. Princi George gjithashtu është parë në plazh me gjyshen Carole Middleton, së bashku me një kovë, lopatë dhe një qen manar Lupo, pjesë e familjes dhe ai. Kate zbuloi në pranverë se George dhe Charlotte ishin shumë të lumtur për një pjesëtar të ri të sapoardhur në familje. Më pas zbuloi që bëhëj fjalë për pesë pula në shtëpinë e tyre në Norfolk. Por jo vetëm kaq, në shtëpi gjendet gjithashtu një inkubator, ku George dhe Charlotte shohin se si bëhen vezët.

 

 

 

-Po marrin mësime rreth kopshtarisë:  Në një intervistë në Radios BBC 4, princi Charles foli në lidhje me përvojat e tij me nipin George në shtëpinë e Highgrove. Ai tha: “Gjëja më e rëndësishme është që e binda të mbjellë një pemë. Mendoj që është një nga mënyrat më të mira dhe për t’u argëtuar kur je shumë i vogël, sepse çdo vit e sheh se sa shumë rritet pema dhe kështu lind një interes.”

-U pëlqen të vizitojnë muzetë: Kate zbuloi në vitin 2016 se George kishte qenë në Muzeun e Historisë Natyrore shumë shpesh, dhe e adhuronte seksionin e dinosaurve. Në vitin 2017, dukesha shtoi se Charlotte gjithashtu kishte një dashuri të vecantë për të. Duket sikur Louis dhe pak do të ndjekë hapat e vëllait dhe motrës së tij me një udhëtim në muze, por kur të jetë pak më i madh në moshë.

-Shkojnë në shkollë: Charlotte shkon në Willcocks Nursery pesë ditë në javë. Mëngjeset janë për lojëra arsimore, shkrim, klasa rreth natyrës, poezi, këndim, kurse pasditet janë të gjitha për lojra , gatime, arte, muzikë dhe lëvizje. George është me kohë të plotë në shkollën e Thomas në Battersea. Shkolla ka një shesh lojrash tavoline me pamje nga lumi, një dhomë baleti, laboratore shkencore, një dhomë qeramike, dy biblioteka dhe një shesh lojrash. Pjesa tjetër është e mbushur vetëm më lojëra, lojëra dhe lojëra…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *