E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Jo vetëm Gjonaj/ Kush janë dy të paditurit e tjerë në SPAK nga Meta

Përveç ministres Etilda Gjonaj, presidenti Ilir Meta paditi këtë të hënë në SPAK edhe dy zyrtarë të tjerë. Bëhet fjalë për Gentina Devën, i cili është Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë dhe për Etleva Haxhian që është Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare.

 

Meta i akuzon ata për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, përvetësim të titullit apo detyrës shtetërore dhe për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

 

Reklamë

Gjonaj, Deva dhe Haxhia u kallëzuan nga Meta pas historisë së emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

 

Padinë e dorëzoi vetë presidenti këtë të hënë në SPAK, ndërsa më pas ai foli për mediat. Ilir Meta përsëriti edhe një herë thirrjen që populli të mblidhet në 2 mars për të shpartalluar grushtin e shtetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë