Subscribe

Në prag të nisjes zyrtare të sezonit turistik, hotelet në zonat bregdetare kanë për detyrë të investojnë  për përpunimin e ujërave të ndotur, duke shmangur derdhjen e tyre në det. Një task forcë e posaçme ka nisur verifikimet në terren të aktit normative që ka nisur zbatimin.

Ministrja e Infrastrukturës ishte në një subjekt në Kune-Vain i cili ka instaluar një impiant përpunues

“Nga agjencia europiane  e mjedisit  për sa i përket trajtimit të ujërave larës jemi konsideruar 67.5% me ujëra të nivelit të shkëlqyer. Synimi ynë që është të arrijmë në 95%. Kjo punë ka nisur para sezonit turistik dhe nuk është një kërkesë e pabazuar. Fluksi i madh i turistëve shtron nevojën edhe për ambiente të pastra sipas standardit europian. Kërkesa jonë është që turoperatorët të marrin raportin e fundit për ujërat dhe ti  referohen-deklaroi Balluku nga Lezha”,  tha Balluku.

Sipas ministres i gjithë ky proces ka gjetur dakordësinë e operatorëve të biznesit, në mbështetje edhe të njësive vendore. Fokusi   më i madh është në ato zona që mbajnë dhe peshën më të madhe turistike, Lezhë, Durrës, Vlorë, Sarandë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *