Ndërkohë që data 1 shtator  po afron, të dërguarit e SHBA dhe BE për dialogun Kosovë-Serbi po përpiqen të gjejnë një zgjidhje kompromisi mes dy vendeve për targat dhe dokumentet e identifikimit.

 

Pas takimit me presidenti serb, i dërguari i SHBA, Gabriel Escobar tha nga Beogradi se qëllimi i vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi është për të mbështetur përpjekjet e Bashkimit Evropian në gjetjen e zgjidhjes mes dy vendeve, por ai theksoi se asociacioni duhet të jetë pjesë e zgjidhjes.

 

GABRIEL ESCOBAR

I DERGUARI SHBA PER DIALOGUN

 

Dialogu nuk është klinikisht i vdekur, unë nuk jam pjesë e dialogut, Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e dialogut, por ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Shpresoj që deri në fund të muajit ne do të gjejmë rrugë për të vazhduar. Të gjitha marrëveshjet do të duhet të zbatohen, përfshirë formimin e Asociacionit.

 

Escobar shtoi se pret që më 1 shtator të ketë situatë të qetë dhe që të mos vështirësohet jeta e banorëve në veri.

 

GABRIEL ESCOBAR

 

I DERGUARI SHBA PER DIALOGUN

 

Ne duam që të dyja palët të angazhohen se nuk do të ketë dhunë. Shpresoj që më 1 shtator të mos rëndohet përditshmëria e njerëzve në veri të Kosovës dhe të jetojnë në paqe, të mos kenë nevojë për procedura shtesë administrative për të shkuar në shtëpitë e tyre. Dhe besoj se ne do të kemi sukses në arritjen e kësaj.

 

Ndërsa i dërguari BE për dialogun pas takimit me Vuçiç shkroi se palët janë në rrugën e duhur për të gjetur një zgjidhje.

 

MILOSOLAV LAJÇAK

 

I DËRGUARI I BE PËR DIALOGUN

 

Pas raundit të dytë të bisedimeve mbrëmë vonë, shpresoj se jemi në rrugën e duhur. E vlerësoj përpjekjen e sinqertë të Presidentit të Serbisë për të mbështetur zgjidhjen evropiane. Bisedimet tona do të vazhdojnë.

 

Edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç pas takimit me të dërguarit e SHBA dhe BE pohoi se bisedimet do të vazhdojnë, me shpresën se do të arrihet një zgjidhje kompromisi.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

 

PRESIDENT I SERBISË

 

Besoj se në ditët në vijim do të mund të arrijmë një zgjidhje kompromisi, të paktën për një pjesë të vogël. Por në ditët në vijim do të punojmë shumë për të ruajtur paqen për popullin tonë dhe në të njëjtën kohë do të sigurojmë të ardhmen për mbijetesën e serbëve në Kosovë.

 

Takime mes Esbobar dhe  Lajçak do të vijojnë me Prishtinën dhe Beogradin, me qëllimin vetëm mos përsëritjen e ngjarjeve të datës 31 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *