Subscribe

Ministri i Financave Arben Ahmetaj është kundër krijimit të një qeverie teknike, e cila u propozua një ditë më parë nga aleati kryesor i socialistëve Ilir Meta.
Duke mbajtur fokusin te zhvillimi i ekonomisë së vendit, kreu i financave tha se një situatë e tillë politike, e për më tepër një qeveri teknike vetëm do të dëmtojë ekonominë dhe reformat që janë ndërmarrë deri tani. I pyetur nga Vizion Plus nëse qeveria i ka votat për të miratuar paketën fiskale për thjeshtimin e procedurave dhe faljen e detyrimeve tatimore, ministri u shpreh se nuk ka asnjë frikë se këto ligje nuk do të miratohen, madje për to do të jenë dhe votat e LSI-së. Ahmetaj ka prezantuar përpara gazetarëve zhvillimet e fundit ekonomike të 6-muajve të fundit ku nënvizoi rritjen e të ardhurave në buxhet, formalizimin e biznesit përmes regjistrimit dhe rritjen e konsumit nga shtimi i importeve dhe eksporteve. Ai theksoi se nëse vijohet kështu, pa tensione politike rritja ekonomike në 2017-ën do të jete mbi 4%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *