E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Jo qendra emigrantësh në Pustec”, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian: Asnjë konsultim me banorët

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian ka shprehur kundërshtimin e komunitetit maqedonas të Bashkisë Pustec, ndaj vendimit për hapjen e tre qendrave pritëse për emigrantët në territorin e kësaj bashkie.

Ata thonë se vendimi është marrë pa asnjë konsultim publik me banorët.

Reklamë

Hapja e këtyre qendrave, sipas tyre, rrezikon të përshpejtojë largimin e banorëve nga zona.

Ata kërkojnë heqjen e menjëhershme të Bashkisë Pustec nga harta e parashikuar për ngritjen e qendrave pritëse për emigrantët, ndërsa në përfundim, bëjnë të ditur se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore dhe institucionale.

Vendimi buron nga akti normativ, i cili parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantë në territorin e Shqipërisë gjatë dy viteve të ardhshme. Këto qendra janë planifikuar për emigrantët nga lindja, që përdorin Shqipërinë si vend tranziti drejt Bashkimit Europian./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë