Ndërkohë policia e Korçës ka dhëne sqarime ne lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 26 shkurt në Kolonjë. Deri tani janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet i kaluan Prokurorisë të rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “kanosje”, për shtetasin e dyshuar Orest Malushi, banues në Ersekë. Procedimi ndaj tij filloi pas kallëzimit të shtetasit Zylyftar Byreku, banues në Taç,Kolonjë, se është kanosur me armë pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal. Policia vendore e Korçës ka ftuar Partinë Demokratike, të mos shfrytëzojnë çdo ngjarje për të bërë politikë, por të lërë forcat e rendit të kryejë detyrën, në shërbim në qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *