E mërkurë, 7 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Jo panele diellore në kullota”, fermerët në Bulqizë thonë se zaptimi i livadheve i çon drejt falimentimit

Nisma e Bashkisë së Bulqizës për të dhënë tokat e fondit pyjor e kollusor për ndërtimin e parqeve fotovoltaike po kundërshtohet fortë nga blegtorët.

Këta të fundit thonë se në një kohë që numri i krerëve të deleve, dhive dhe lopëve në të gjithë vendin është në rënie nga viti në vit, zënia e kullotave me parqe fotovoltaike, do t’i jepte një goditje akoma më të rëndë sektorit.

Reklamë

Hamza Markja është një nga blegotrët më të mëdhenj në zonën e Bulqizës. Ai ka fermën e tij me 550 krerë dele të cilat i kullot kryesisht në zonën e Gjoricës.

Dëgjesa e fundit publike e zhvilluar nga Bashkia Bulqizës për dhënien me qera të fondit pyjor e kollusor subjekteve të interesuara për ndërtimin e një parku fotovoltaik, e ka shqetësuar blegtorin Markja i cili thotë se nëse realizohet do të detyrohet t’i shesë delet.

Blegtori kërkon që Bashkia Bulqizë të jetë në krah të tyre për të ndihmuar zhvillimin e fermave si e tija dhe jo t’i detyrojë ato që janë aktualisht të zhduken.

Vazhdo të lexosh

Reklamë