Subscribe

Për të disatën herë shoqata e transportit ndërqytetës ka denoncuar licencimet e kryera nga Ministria e Transportit.

 

Kryetari Kujtim Mema publikoi dy licenca që ofrojnë linjën Tiranë-Elbasan. Të dyja linjat sipas tij kanë orare të njëjta, duke prodhuar konflikt mes palëve.

 

Sipas shoqatës janë rreth 80 licencime të reja paralele që ministria ka kryer, një fakt ky i cili ka future në kaos këtë sektor. Operatorët e fushës i bëjnë thirrje kryeministrit të ndërhyjë.

 

Pas denoncimeve publike të shoqatës së transportit ndërqytetës, ministria përgjegjëse nuk ka bërë asnjë reagim.

 

Qeveria nisi reformën e transportin rrugor, duke disiplinuar lëvizjen me autobusë, nëpërmjet rilicensimeve, përcaktimin e qartë të linjave dhe oraret përkatëse.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *