Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit , Gabriel Escobar mbërriti në Sarajevë për të siguruar se Ëashingtoni nuk do të lejojë që të ketë luftë në rajon. Pas takimeve me krerët e presidencës treshe të Bosnje Hercegovinës, Escobar deklaroi se kriza politike është artificiale dhe nuk i shërben askujt.

 

GABRIEL ESCOBAR

I DERGUAR I SHBA PER BALLKANIN PERENDIMOR

“Duhet të sigurohemi se Bosnja ndan të njëjtat interesa ekonomike dhe Evropa ta pranojë se ky është një rajon mundësish. Jam besimplotë se blloku Evropian do të bindet brenda një periudhe të shkurtër kohore se ju duhet të jeni pjesë e tij. Bisedova me politikanët mbi hapat që duhen ndjekur në këtë drejtim dhe për një gjë mund t’ju siguroj, Bosnja mbetet e pavarur dhe e sigurt në aspektin territorial. Pata një takim produktiv me Millorad Dodik ku ai ishte i hapur të flisnim për pasojat që i sjell vendit një krizë politike edhe në aspektin ekonomik.”

 

Ndërkohë, Millorad Dodik u shpreh se tashmë është e qartë se nuk ka asnjë bazë reale për konflikt në Bosnje dhe Hercegovinë.

 

MILLORAD DODIK

ANETAR I PRESIDENCES TRESHE, BIH

“Është e qartë, në asnjë moment unë dhe askush nuk e ka përmendur luftën si mundësi. Ne jemi dakord që stabiliteti dhe paqja duhet të ruhen. Nuk kemi ndërmend të shkatërrojmë integritetin territorial, pavarësisht se u krijua atmosfera se ne jemi të vetmit që po shkelim diçka”.

 

Millorad Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnjë Hercegovinës, së fundmi ka kërcënuar me largim të Republikës Sërpska nga institucionet kombëtare, siç është autoriteti i taksave, agjencia për ilaçe dhe nga ushtria. Kjo do të shkelte edhe marrëveshjen e Dejtonit, që i dha fund luftës në vitin 1995.

 

Sipas Kushtetutës, entitetet e Republikës Sërpska dhe Federata e Bosnje dhe Hercegovinës nuk mund t’i kthejnë në mënyrë të pavarur kompetencat që i janë transferuar shtetit në periudhën e mëparshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *