E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Jo komision hetimor për CEZ”

Mazhoranca nuk ka pranuar ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per çështjen CEZ, sipas kërkesës se PD. Edomd Spaho, nënkryetar i PD tha pas përfundimit te mbledhjes se Konferencës se Kryetareve, se qëndrimi i shumicës shkon ne kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas zyrtarit demokrat, mazhoranca kërkoi qe hetimi parlamentar te shtrihej ne kohe, duke përfshirë edhe procesin e privatizimit. Por nënkryetari demokrat tha se ky nuk është nje vendim përfundimtar, pasi gjithçka do te vendoset ne seancën e ditës se enjte. Opozita pretendon se marrëveshja e arritur nga qeveria “Rama” me kompaninë çeke i ka shkaktuar vendit nje dem prej te paktën 500 milion euro e per ketë arsye ka nevoje per një hetim parlamentar.

Më shumë video

Reklamë