Subscribe

Largimi i të rinjve drejt Mbretërisë së Bashkuar vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues.

 

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith  thotë për Vizion Plus se dëshira për të emigruar drejt Anglisë është evidente, ndërkohë që merr në konsideratë sugjerimin e presidentit Bajram Begaj për hapjen e një konsullate në Kukës, që qytetarët të marrin vizat dhe të shkojnë për punë sezonale në mënyrë legale.

 

ALASTAIR KING-SMITH

 

AMBASADORI BRITANIK NË SHQIPËRI

 

Unë personalisht kam qenë së fundmi në Kukës dhe është shumë evidente që njerëzit atje duan të kenë një jetë më të mirë, gjë që i ka vendosur përballë zgjedhjeve. Ne nuk duam t’i shohim shqiptarët që të shkojnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Nuk duhet të veprojnë kështu, të presin sesi ne mund të krijojmë mundësi më të mira për to. Ka rrugë të ligjshme për t’u larguar.

 

Ne do ta shqyrtojmë propozimin e presidentit Begaj për të parë se çfarë mund të bëjmë më shumë në Kukës.

 

I pyetur në lidhje me qëndrimin e ashpër sekretares së Brendshme Britanike, Suella Baverman për ndalimin e depërtimit të emigrantëve të paligjshëm drejt tokës angleze, kryesisht përmes kanalit të La Manshit, ambasadori britanik zgjodhi të mos përgjigjet. Diplomati u kujdes të theksonte marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

 

ALASTAIR KING-SMITH

 

AMBASADORI BRITANIK NË SHQIPËRI

 

Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me qeverinë shqiptare. Qëndrimi i qeverisë britanike është i qartë. Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar janë të vlerësuar. Shumica e tyre po qëndrojnë legalisht dhe po kontribuojnë pozitivisht në komunitet, kanë të njëjtat të drejta.

 

Ambasadori i Britanisë së Madhe u bën thirrje të rinjve që të zgjedhin rrugët e ligjshme për të mbërritur në Angli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *