Subscribe

Socialistët rrëzojnë kërkesën e demokratëve për të hetuar shpenzimet e udhëtimeve me charter të bëra nga kryeministri Edi Rama.

 

Taulant Balla, kryetari i grupit të deputetëve të PS, tha se mazhoranca do të vazhdojë të refuzojë çdo nismë ligjore ku gjendet firma e ish kryeministrit Sali Berisha.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PS

 

Çdo lloj kërkese që vjen në kuvendin e Shqipërisë dhe në të cilën  gjendet nënshkrimi i një personi të shpallur non grata nga SHBA për korrupsion të nivelit të lartë dhe minimin të demokracisë, ajo kërkesë nuk merret parasysh.

 

Sipas deputetes demokrate Jorida Tabaku, vendimi i mazhorancës qeverisëse është në shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore.

 

JORIDA TABAKU

KRYTARE E KOMISIONIT TE INTEGRIMIT

Komisionet hetimore duhen ngritur menjëherë, pa e diskutuar të drejtën e opozitës për të ushtruar funksionin e saj mbikqyrës dhe kontrollues dhe bazuar mbi një vendim të GJK, i cili i jep të drejtë opozitës të ngrejë një komisionin hetimor sigurisht duke gjetur dakordësinë për sa i përket objektit të punës.

 

Ende pa nisur diskutimet për dy propozimet e socialistëve për të përjashtuar nga politika ata që rezultojnë bashkëpunëtorë të ish sigurmit të shtetit, Jorida Tabaku deklaroi votën kundër.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PS

 

Grupi parlamentar i PS nuk i ka 84 votat sepse do ta kishte bërë. Pengimin që bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit të penetrojnë në organet e larta shtetërore e pengon Partia Demokratike.

 

JORIDA TABAKU

KRYTARE E KOMISIONIT TE INTEGRIMIT

PD ka prezantuar një paketë ligjore për sa i përket pastërtisë së figurës bashkë edhe me lustracionin. Ne nuk merremi me asnjë individ të veçante, hallet e individëve, z. Balla t’i zgjidh vetë.

 

Të hënën e 16 janarit me nisjen e sesionit të ri palamentar, pritet të rinisin procedurat edhe për zgjedhjen e avokatit të ri të popullit, pasi zgjedhja e tij dështoi në mbyllje të vitit.

 

 

TITRA:

“JO HETIM UDHETIMEVE TE RAMES”

 

PS RREZON KERKESEN E PD PER KOMISIONIN PARLAMENTAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *