“Jo heqjes së mandatit të Leskajt”

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit te deputetes Valentina Leskajt, e cila mban edhe postin e nënkryetares së kuvendit. Opozita mbështeste pretendimin e saj mbi faktin se djali i ligjvënëses ka fituar një kontratë koncesionare në hekurudhën shqiptare në linjën Fier – Ballsh dhe Fier –Vlorë. Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka vendosur “moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare”. Kolegji thotë se Gjykata ka juridiksion për rastet e vlerësimit të papajtueshmërisë me mandatin e deputetit, në kushtet kur vetë deputeti kryen veprimtari fitimprurëse. Por një gjë e tillë, sipas kushtetueses nuk ka ndodhur në rastin e deputetes Valentina Leskaj.




