Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duket se ka nisur një fushatë bashkimi të popullit ukrainas, vetëm 3 ditë para festës së pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetit. Ai është kujdesur që të rrisë moralin e popullit të tij kur bëhen 180 ditë luftë me Rusinë.

 

VOLODYMYR ZELENSKY

PRESIDENTI I UKRAINËS

 

Kjo është toka jonë. Kjo është pavarësia jonë, të cilën askush nuk mund ta thyejë dhe heqë. Të gjithë e ndjejnë se ne do të arrijmë fitoren e Ukrainës. Ne jemi të bashkuar, jemi më të sigurt tani sesa kemi qenë në shumë dekada. Dhe ky është një nga themelet e forcës sonë, fuqisë sonë.

 

Zelensky nuk harroi të përmendtë ushtarët ukrainas të kapur rob në Mariupol muaj më parë. Ai paralajmëroi Rusinë se nëse ndaj ushtrave bëhet gjyq ushtarak atëherë çdo negociatë do të bëhet e pamundur.

 

VOLODYMYR ZELENSKY

PRESIDENTI I UKRAINËS

 

Nëse bëhet ky gjyq i neveritshëm, nëse njerëzit tanë futen në këtë gjyq. Kjo do të jetë linja përtej së cilës çdo negociatë është e pamundur. Rusia do të shkëputet nga negociatat. Nuk do të ketë më biseda. Kjo është fjala jonë e fundit.

 

Por nuk ka vonuar reagimi nga udhëheqësit e rajonit të Donjeckut të cilët kanë thënë se puna për ngritjen e gjykatës për krime të dyshuara lufte të kryera nga trupat ukrainase, duke përfshirë anëtarë të Batalionit Azov, po vazhdon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *