Subscribe

I gjithë shteti shqiptar ka reaguar kundër ekstradimit ne Serbi te Ismail Morines, njeriut qe lëshoi dronin mbi stadiumin e Beogradit gjate ndeshjes Serbi – Shqipëri ne tetor te vitit 2014. Pas vendimi te Gjykatës së Shkallës së Parë të Dubrovnikut për ekstradimin e Ismail Morinës, kryeministri Edi Rama dhe Federata Shqiptare e Futbollit jane vene ne lëvizje për te shmangur ekstradimin.

 

“FSHF vazhdon të ndjekë me shumë intensitet dhe angazhim maksimal proçesin për mos ekstradimin e Ismail Morinës drejt Serbisë. Presidenti Armand Duka ka patur një komunikim intensiv me Kryeministrin e vendit Edi Rama për këtë problem. Kreu i Ekzekutivit së bashku me Presidentin e FSHF kanë marrë kontakt të vazhdueshëm edhe me autoritetet kroate për zgjidhjen përfundimtare të procesit.”

 

Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar zyrtarisht Ministrisë se Drejtësisë se Kroacisë te mos lejoje ekstradimin e Ismail Morines. Ne njoftimin e shpërndare per mediat ministria argumenton se kërkesa e Serbisë nuk përmbush kriteret e pranimit sipas Konventës Europiane “Për ekstradimin” dhe Paktin Ndërkombëtar “Për të drejtat civile dhe politike”. Sipas Ministrisë se Drejtësisë në rast ekstradimi në Serbi, Ismail Morina rrezikon t’i nënshtrohet përndjekjes, persekutimeve apo diskriminimeve të motivuara politisht për shkak të shtetësisë së tij, çka përbën shkelje të një të drejte themelore të njeriut, që duhet të pengojë miratimin e kërkesës për ekstradim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *