Subscribe

Tre shkolla në qytetin e Durrësit janë përzgjedhur si pjesë e projektit “Shkolla ime, shkolla jote” i mbështetur nga UNICEF dhe shoqatat kundër diskriminimit dhe braktisjes së shkollës.

 

Organizimi synon krijimin e mjediseve gjithëpërfshirëse për nxënësit, si dhe uljen e numrit të të rinjve që braktisin mësimin.

 

Projekti nisi me një panair ne ambientet e shkollës “Kushtrimi i Lirisë”.

 

Drejtuesja e shkollës “Kushtrimi i Lirisë” tha se nxënësit kanë dhënë ide se si mund të luftohet diskriminimi së bashku me prindër të shumtë që janë angazhuar vazhdimisht.

 

Projekti “Shkolla ime, shkolla jote” po zbatohet në 12 shkolla gjithsej në qytetet Durrës, Berat, Shkodër dhe Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *