E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Jo diktaturës së koronavirusit”/ Protestuesit mbushin rrugët e Berlinit, përleshje me policinë

Qindra njerëz mbushën rrugët e Berlinit këtë të diel për të protestuar kundër kufizimeve të vendosura për të luftuar koronavirusin.

 

Përplasjet me policinë nuk munguan, teksa protestuesit tentuan të thyejnë kordonin e policisë.

 

Reklamë

Për pasojë, u përdor gazi lotsjellës për shpërndarjen e tyre dhe disa përfunduan në pranga.

 

Disa protestues mbanin pankarta me parulla si “Liri” ose “Jo diktaturës së koronavirusit” dhe shumë pak prej tyre mbanin maska.

 

Demonstrata u organizua nga lëvizja “Querdenker”, që është zëri kryesor kritik kundër kufizimeve shëndetësore të vendosura në Gjermani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë