E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Jevtiç: Konflikti i ngrirë nuk është në interesin e serbëve

Dalibor Jevtiç nga Lista Serbe  ka thënë se konflikti i ngrirë në Kosovë nuk është interes të serbëve, por vetëm arritja e një zgjidhje kompromisi.

 

Jevtiç në një intervistë për Tanjug, e ka cilësuar konfliktin e ngrirë si të vetmen mënyrë, e cila do të sigurojë paqen, stabilitetin dhe jetën normale.

 

Reklamë

“Ne ishim duke u dobësuar nga konflikti i ngrirë, në njëfarë mënyre ne ishim gjithmonë në humbje sa herë që kishim një konflikt të ngrirë dhe sa herë që përpjekja tjetër për të zgjidhur çështje të caktuara ishte më e keqe se zgjidhja e mëparshme dhe jo vetëm kur është fjala për Kosovën”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë