Një 43-vjeçar nga Përmeti ka humbur jetën në mënyrë tragjike, teksa po udhëtonte për në atdhe. Bëhet fjalë për Bilbil Isufin, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin për vdekjen e 43-vjeçarit është njoftuar nga media lokale e Përmetit “Bashkësia e Përmetit”, e cila bën me dije se Bilbil Isufi jetonte prej vitesh në Angli.

Mjekët nuk i dhanë shpresë, ndaj 43-vjeçari vendosi që ditët e fundit të jetës t’i kalonte me prindërit e tij në fshatin Kosinë.

Bilbil Isufi mori aeroplanin nga Londra me tranzit në Athinë të Greqisë por nuk mundi të udhëtonte më gjatë. Ai ndërroi jetë në Greqi, pa ardhur te prindërit, t’i shihte e t’i takonte për herë të fundit.

Bilbil Isufi ishte , babai i dy fëmijëve. Ai do të përcillet për në banesën e fundit nesër në Kosinë në orën 10:00./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *