Tragjike/ e moshuara digjet brenda në banesën e saj

Një e moshuar 80 vjeçare e cila jetonte e vetme në banesën e saj ka humbur jetën si pasojë e rënies së zjarrit në shtëpi.


Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Pleshë të Bashkisë së Klosit.


Kanë qenë komshinjtë ata të cilët kanë vënë re flakët në banesën e shtetases Behije Dalti, duke njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës dhe policinë.

Megjithë ndërhyrjen e banorëve, ata e kanë patur të pamundur të shpëtojnë të moshuarën e cila është shkrumbuar nga flakët.


Për mungesë të rrugës, mjeti zjarrfikës e ka patur të pamundur t’i afrohet banesës, ndërsa fikja e zjarrit është bërë me mjete rrethanore.

Policia ka nisur hetimet për gjetjen e shkaqeve të rënies së zjarrit, ndërsa paraprakisht mendohet të ketë ardhur nga një pajisje elektrike për ngrohje.


Behije Dalti, jetonte e vetme prej 20 vitesh pasi burri i kishte vdekur, ndërsa për të kujdeseshin komshinjtë, duke e ndihmuar me çfarë kishin mundësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *