Subscribe

Pas skandalit ne jetimoren e Shkodrës, ku tre te mitura janë abuzuar seksualisht, ministri Blendi Klosi ngre grupin ndërministror taskt forcë. Brenda 2 javësh, 64 qendrat sociale te fëmijëve, përfshi dhe jetimoret do te kalojnë ne kontroll te imtesishem. Te gjithë punonjësit do te testohen per aftësitë ne pune, qendrat do te kontrollohen per standardet, ndërsa me fëmijët do te ketë intervista psikoanalitike per kushtet dhe mënyrën si trajtohen. Edhe pse përben shkeljen e privatësisë dhe te drejtave te fëmijëve, ministri Klosi propozoi vendosjen e sistemit te kamerave brenda ambienteve te jetimoreve per rritur sigurinë e fëmijëve. Ministri i Mirëqenies Sociale u beri apel gjykatave per dënime me te ashpra ndaj punonjësve qe keqtrajtojnë fëmijët. Sa i përket reformës per shkrirjen e jetimoreve ministri Klosi kërkoi bashkëpunimin e pushteteve vendore per hartimin e nje plani te detajuar dhe përcaktimin e familjeve kujdestare qe do te rrisin fëmijët jetime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *