Subscribe

Ardjas Markati, sot një kuzhinier i njohur në Shkodër, por me një t kaluar të trishtë. I riu me prindër gjallë, por është rritur jetim në Shkodër.  Ardjasi ka rrëfyer në “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, ka rrëfyer jetën e  tij të vështirë.

Edhe pse banesa e babit ka qenë shumë pranë “Shtëpisë së Fëmijës”, Ardjasi nuk e ka njohur. Ai tregoi se kur ka tentuar ta kontaktojë është refuzuar.

Ardjasi rrëfeu gjithashtu se vetëm kur ai filloi të bëhej i njohur, babai kërkoi që ta njohë, por këtë herë ishte ai që nuk e pranoi.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Çfarë ndodhi kur nuk të pranoi babai?

Ardjas Markati: Kur nuk më pranoi në shtëpi, vazhdova rrugën time.

Brikena Prifti: Ti jetoje në shtëpinë e fëmijës, ndërkohë që babai jetonte në Shkodër,. E njihje më parë babain tënd?

Ardjas Markati: Jo nuk e njihja.

Brikena Prifti: Si ka qenë momenti i parë?

Ardjas Markati: Kisha pak shpresë se do më pranonte, por kur ma mbylli para syve, vazhdova përpara rrugëtimin tim.

Brikena Prifti: Si u ndjeve në momentin e parë kur e takove babin tënd?

Ardjas Markati: Nuk e kam takuar, por vetëm e kam parë në foto, ai nuk pranoi. Drejt suksesit tim, ai më pranoi por unë nuk e pranoj.

Brikena Prifti: Ai ka dashur të të kontaktojë dhe ti nuk pranove?

Ardjas Markati: Po, nuk pranova.

Brikena Prifti: Si ka qenë kjo pjesë?

Ardjas Markati: Pasi unë vazhdova të bëhesha i njohur.

Brikena Prifti: Ai vazhdojë të të kontaktojë kur ti ece përpara?

Ardjas Markati: Po, unë mendoj se ka qenë për interes.

Brikena Prifti: Cili ka qenë interesi i tij?

Ardjas Markati: Kur punon shumë ,dhe leku vjen vetë, ai vjen pas lekut. Unë nuk jam as i pasur e as i varfër, nuk kam më nevojë për familjen, kam jeten time.

Brikena Prifti: Ke menduar ndonjëherë se do të doje ta takoje?

Ardjas Markati: Jo, e kam mbyllur atë pjesë.

Brikena Prifti: Si ka qenë jeta jote në Shtëpinë e Fëmijës?

Ardjas Markati: Ka pas bullizime, ka patur argëtime.

Brikena Prifti: Cili ka qenë momenti më i bukur?

Ardjas Markati: Kur luanim.

Brikena Prifti: Po moment të vështirë?

Ardjas Markati: Edukatoret para se t’i kapte shteti na rrihnin.

Brikena Prifti: Edhe ju dhunonin?

Ardjas Markati: Po.

Brikena Prifti: Ka patur edukatore të mira?

Ardjas Markati: Kur u ndërrua ligji, argëtohesha. Por sërish kisha frikë, pasi isha i traumatizuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *