“Jetën e japim, por votën jo”. Ky ishte paralajmërimi i Sali Berishës pak minuta para nisjes së protestës së thirrur prej tij para Kryesisë së Kuvendit, aty ku Këshilli i Mandateve do vendosë për do vendosë për fatin e ish kryeministrit.

Berisha, për mediat nga selia blu bëri të qartë se këto protesta do të jenë pa kthim, teksa shtoi se tubimet do mbahen në rrugët e qytetit, por edhe në Parlament, aty ku beteja ka nisur prej kohesh.

Lexo edhe :

Related Posts

Teksa kujton edhe protestat e vitit 1997, Berisha tha se këtë herë, opozitën nuk do e shfarosin dot.

“Sot ne nisim betejën në rrugë e transpozojmë atë nga parlamenti në rrugë. Do vazhdojmë edhe në parlament. Çdo shqiptar duhet të ndalet në një moment dhe të pyesë veten se vota e lirë është jetike dhe shqiptarë të gëzojnë liritë dhe të drejtat.

Do jemi luftëtarët e parë në rrugë. Në vitin 1997 kur armiqtë e egër menduan se na shfarosën filluam betejën në selinë tonë. Jetën japim këtë herë, por jo votën. Ftoj çdo shqiptar të mendoj për të ardhmen e fëmijëve dhe të vendit. Jemi në betejë pa kthim”, tha Berisha./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *