E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 21 minuta më parë
Bota

Jeta rinis me vështirësi pas uraganit “Harvey”

Situata alarmante vazhdon në Teksas, pasi një shtëllungë tymi ka dalë nga fabrika kimike në Crosby, zonë e goditur nga stuhia ‘Harvey’ pak ditë më parë.

 

Aktualisht autoritetet nuk kanë dhënë asnjë gjendje emergjence ose urdhër për evakuim, por ka shqetësime se reja e tymit mund të ketë përbërje toksike. Në rajonin e shkatërruar të stuhisë, ka shumë impiante kimike dhe nafte, të cilat paraqesin rrezik për njerëzit.

 

Reklamë

Ndërkohë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump i ka kërkuar Kongresit 7.8 milionë dollarë për të ndihmuar rimëkëmbjen e Teksasit dhe Luizianës , ku të paktën 47 persona humbën jetën dhe 43 mijë janë vendosur në strehimore, si pasojë e uraganit.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë pritet të vizitojë sërish Teksasin për tu takuar me të mbijetuarit. Pas furisë së uraganit ‘Harvey’ në qytetet e Teksasit dielli është kthyer, por shkatërrimi është prezent me rrugë të boshatisura, sheshe të përmbytur, mbeturina të grumbulluara jashtë shtëpive, ndërkohë që njerëzit e kanë të vështirë që t’i rikthehen normalitetit.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë