Subscribe

Ky është Ilirian Trëndafili, banor i qytetit të Durrësit. Iliriani ashtu si qindra qytetarë të tjerë u prek nga tërmeti i 26 nëntorit, pasi apartamenti ku ai banonte në lagjen numër 5 pësoi dëmtime të shumta.

Por sot, një vit më pas, ai është rikthyer për të jetuar sërish në shtëpinë e tij, të cilën e ka rindërtuar pas marrjes së grantit prej 5 milionë lekësh.

 

ILIRIAN TRËNDAFILI 

BANOR I DURRËSIT

Kam qenë me qira. Pasi mbaruam punë u strehova pranë familjes. Pasi unë kam e një problem jetik. Gruaja ime është e paralizuar. Gruaja ime kaloi vështirësitë e tërmetit. U rrëzua në ato kohë dhe me thënë të drejtën kam përfunduar në spitale. Ka akoma.

 

Mes vështirësive që ka kaluar gjatë kësaj periudhe, Iliriani vazhdon të kujtoi momentin e tërmetit tragjik.

 

Pallati jonë lëvizi gjithçka. Dhe nuk e dimë si jemi gjallë. Jam me grua të paralizuar dhe kam ndenjur mbi gjysmë ore poshtë. Madje më ka zënë e për herë të dytë e të tretë tërmeti.

 

Por në ndryshim nga Iliriani të shumtë janë banorët që vazhdojnë të jetojnë në banesa me qira.  Dritan Prenga është larguar nga pallati ku jetonte në lagjen 17 të qytetit bregdetar dhe prej një viti po jeton në zonën e ish-kënetës.

Ai tregon se jetesa nuk është më e njëjtë, ndërsa shton se ka humbur shpresën tek autoritetet.

 

DRITAN PRENGA – BANOR I DURRESIT 

Presim, por deri tani mashtrime e asgjë tjetër. Kushtet nuk janë njësoj. Projekti ka një muaj që ka mbaruar por se dimë. Vetëm mashtrime asgjë e vërtet. Me fjalë jemi ngopur. Shpresa vdes e fundit, por jemi ngopur me fjalë.

 

Pallati ku banonte Prenga është klasifikuar me kodin DS4, por punimet ende nuk kanë nisur.

Ndërkohë bashkia thotë se në total janë trajtuar me grante të rikonstruksionit sipas shkallës DS1, DS2 dhe DS3  9700 familje gjithsej,  ndërsa 4800 prej tyre kanë përfituar edhe bonus qiraje. Sa i takon ndërresave me shkallë ds4, burime nga bashkia thonë se janë në total 123 pallate për të cilët po hartohet ekspertiza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *