Jeta në familjen Presley është shumë e ndërlikuar, po aq sa edhe për të ardhur keq. Priscilla Presley, nëna e Lisa Marie, vajzës së Elivs Presley, ka bërë një postim në Facebook ku tregon se çfarë po ndodh momentalisht me dy mbesat e saj 8-vjecare, Finley dhe Harper Lockwood. Fillimisht ajo sqaron se të dyja janë nën kujdestarinë e saj dhe janë shumë mirë.

 

Priscilla shkruan: “Kohët e fundit po qarkullojnë shumë lajme prandaj më lejoni të qartësoj gjithçka. Vajzat nuk kanë qenë nën kujdestarinë e askujt tjetër dhe asnjëherë nuk do të jenë. Ato kanë ndejtur me mua dhe kështu do të qëndrojnë derisa e gjithë kjo situate të sqarohet.”

 

Ky reagim vjen vetëm pak javë pasi babai i vogëlusheve, 55-vjeçari Michael Lockwood, u akuzua se kishte abuzuar me fëmijët. Ish bashkëshortja, Lisa Marie, me të cilën ende nuk është divorcuar përfundimisht, ka nisurt proçedurat gjyqësore kundër tij, duke thënë se Lockwood ka patur me qindra foto të papërshtatshme të fëmijëve, të cilat autoritetet i kanë gjetur në mjetet e tij elektronike. Ndërsa avokati i këngëtarit shprehet se këto akuza janë të pabaza.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *