Subscribe

Familja e Islam Cakonit jeton ende në çadër ne Fushe Kruje, pasi banesa e tyre është e shkatërruar plotësisht nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

10 anëtarët e familjes, mes tyre edhe fëmijë, përballen çdo ditë me temperaturat që sa vijnë dhe ulen.

 

I zoti i shtëpisë thotë se grupet e inspektimit e kanë nxjerrë shtëpinë të pabanueshme por ai nuk e di se sa do ti duhet te prese për tu strehuar ne një shtëpi te re.

 

E vetmja ndihmë ka qene çadra. Qe pas vendosjes se saj përfaqësuesit e pushtetit vendor nuk janë dukur më.

 

Kërkesa e vetme e pjesëtareve te familjes Cakoni është që ti ndihmojnë me një kontenier per te përballuar te ftohtin e dimrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *