Subscribe

Pak art më shumë për Tiranën. Pas investimeve në infrastrukturë dhe arsim, bashkia ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës për të shtuar aktivitet kulturore në kryeqytet.

 

Erjon Veliaj tha se do të jenë vetë qytetarët që do të  përfshihen me idetë e tyre për të krijuar një dokument për zhvillimin e politikave kulturore.

 

 “Po bashkëpunojmë për t’u siguruar që Tirana, përveç infrastrukturës për rrugët, shkollat, kopshtet, çerdhet, pemët, trotuaret, të jetojë edhe me art publik, me hapësira që çlirojnë energji të mirë për qytetin. Ka ardhur koha që të kemi një politikë të mirëfilltë, që të mos varet nga një kryetar bashkie apo një ministër kulture, që Tirana të ketë një manual të mënyrës se si funksionon arti publik dhe se si qyteti ushqen nevojën për art publik”.

 

Ndërsa ministrja Mirela Kumbaro tha se kjo marrëveshje i jep më shumë stimul përfshirjes së qytetarëve në politikat vendimmarrëse.

 

“Qëllimi i projektit është të vendosë bashkëpunimin institucional, siç kemi në rast ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Tiranës, e gjithashtu, të sjellë në vëmendje dhe rritur ndërgjegjësimin për artet publike në qytet, si dhe për të angazhuar komunitetet për të krijuar një qytet akoma më të bukur dhe të këndshëm me pjesëmarrje të gjithë qytetarëve”.

 

Mbi 90 % e projekteve dhe ideve që kanë pasur në fokus pasurimin e jetës kulturore janë financuar nga autoritetet. Ndërkohë, bashkëpunimi mes dy institucioneve do të vijojë edhe për një sërë projektesh të tjera, duke ofruar më shumë pika referimi, siç është sot edhe Reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *