Australia po përballet me protesta të shumta. Qindra njerëz dolën në rrugë në ditën e tretë radhazi, për të shprehur pakënaqësinë për masat e reja të qeverisë, që synojnë vaksinimin masiv të popullsisë.

 

Rrugët kryesore të Melburnit u mbushën edhe këtë të mërkurë nga punonjësit e ndërtimit që kundërshtuan marrjen e dozave me detyrim.

 

Me thirrje kundër qeverisë dhe me pankarta në duar ku shkruhej “Fund mbylljes tani!”, demonstruesit thanë se masat e vendosura shkelin të drejtat themelore të njeriut .

 

Policia arrestoi disa protestues me argumenti se shkelën masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së pandemisë .

 

Australia ka mbyllur qytetet e saj më të mëdha si Sydney dhe Melbourne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *