E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Jepet masa në Gjykatë, burg për nënkryetarin e Bashkisë së Dibrës

Gjykata e Dibrës le ne burg nënkryetarin e bashkisë se Ernolt Cani. Numri dy i bashkisë akuzohet për veprën penale “te goditjes për shkak te detyrës” te kryer ne bashkëpunim. Masa e sigurisë është dhënë pasditen e se enjtes me dyer te mbyllura.

 

Një dite me pare 30 persona hynë ne zyrat e bashkisë duke dhunuar me sende te forta shefin e burimeve njerëzore Drini Mata dhe dy punonjës te tjerë. Për këtë ngjarje te rende akuzohet nënkryetari Cani, përfaqësues i PDIU-se  dhe një person tjetër i shpallur ne kërkim.

 

Ndërkohë kryebashkiaku Muharrem Rama e cilësoi ngjarjen kriminale dhe tha se PDIU po synon te përfitojë për interesa ekonomike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë