E martë, 6 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Jepet masa e sigurisë “arrest me burg” për trafikantin e pistoletave Sebastian Vall

Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Sebastian Vall, suedezin e akuzuar për trafik armësh.

 

Reklamë

Përpara trupit gjykues 21-vjeçari ka treguar se i ka marrë armët nga një person i panjohur dhe se do ti dërgonte ato në Suedi. Sebastian Vall deklaroi se kishte pranuar te bënte transportin e armëve vetëm për para.

 

21-vjeçari suedez u arrestua pasditen e së hënës në pikën kufitare të Muriqanit, ku iu gjeten 19 armë pistoleta te cilat dyshohet se ishin blerë në Kosovë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë