E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Jep dorëheqjen Presidenti i Bankës Botërore

Presidenti Bankës Botërore Jim Yong Kim ka dhënë dorëheqjen nga posti që e mbënte prej 6 vitesh. Kim, i cili është shtetas amerikan, do të largohet nga detyra më 1 shkurt, disa vjet pas përfundimit zyrtarisht të mandatit të tij.

 

Në letrën e tij të dorëheqjes, Kim thotë se ai është përpjekur për gjetjen e mënyrave novatore për financimin e luftës kundër epidemive dhe për të ndihmuar njerëzit e zhvendosur nga ndryshimet klimatike.

 

Reklamë

Gjithashtu ai ka thënë se kishte bashkëpunuar me Kombet e Bashkuara dhe disa kompani kryesore teknologjike për zbulimin dhe parandalimin e urisë.

 

Drejtoresha e Bankës Botërore Kristalina Georgieva do të jetë Presidentja e Përkohëshme e Bankës. Ajo është bullgare dhe ka eksperiencë në fushën e financave dhe të zhvillimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë