E shtunë, 7 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Jep dorëheqjen kryetarja e Bashkisë së Durrësit

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako ka njoftuar dorëheqjen e saj pas gafës që bëri permes një prononcimi për mediat një ditë më parë ku tha se “ishte e kënaqur” që kishte vetëm 50 viktima nga tërmeti tragjik që goditi Durrësin dhe Thumanën.

 

Përmes një postimi në Facebook, Sako ka dhënë lajmin për largimin e saj duke u shprehur se ishte tepër e lënduar nga reagimet negative ndaj prononcimit që ajo bëri ditën e djeshme.

 

Reklamë

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falënderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”.

Ndërkohë akoma nuk ka një komunikim zyrtar nga ana e saj nëpër media, vetëm një postim në Facebook, që akoma nuk dihet është real i kryebashkiakes së Durrësit, apo është ndonjë profil fake.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë