E mërkurë, 23 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Jep dorëheqjen kryebashkiaku i komanduar i Durrësit

Kryetari i komanduar në Bashkinë e Durrësit, Zhuljen Varfaj ka dhënë dorëheqjen. Në letrën që bën publik vendimin, ai ka treguar se ka problem shëndetësore dhe për këtë arsye është i detyruar të largohet.

“Me detyrë Zëvendës Kryetar i Bashkisë Durrës i emëruar me vendim të Këshillit Bashkiak Durrës nr-dt- për të ushtruar detyrat si dhe funksionet e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, i gjendur para një situate krejtësisht të pa favorshme, madje me rrezik të shtuar për shëndetin tim, parashtroj dhe jap dorhëheqjen time të pa revokueshme nga detyra dhe funksionet e ngarkuara.”

Reklamë

Varfaj zëvendësoi në këtë post Valbona Sakon, e cila u dorëhoq pas deklaratës se ishte e kënaqur me 50 viktima nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Ndërkohë, pritet që në vend të Zhuljen Varfajt të emërohet përkohësisht Emirjana Sako.

Vazhdo të lexosh

Reklamë