Bota
Jep dorëheqjen ambasadorja e SHBA në OKB

Ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley, ka dhënë dorëheqjen. Sipas mediave amerikane dorëheqja e saj është pranuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Ndërkohë lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, i cili tha se ajo ua bëri të ditur vendimin ndihmësve të saj mëngjesin e kësaj të marte.
Zëdhënësja e Shtëpisë Sarah Sanders tha se Presidenti Trump dhe zonja Haley pritet të takohen së shpejti. Në një koment në Twitter, Presidenti Trump shkruante: “Njoftim i rëndësishëm me miken time Nikki Haley në Zyrën Ovale në orën 10:30.”
Vazhdo të lexosh
Reklamë




