Edhe pse 50 vjeç, Jennifer Lopez sa herë që shfaqet në publik vijon të shkëlqejë.

 

Mbrëmjen e të martës, aktorja mori pjesë në premierën e filmit të fundit “Marry me”. Gjatë premierës ajo kishte veshur një fustan ngjyrë argjendi që tregonte më së miri format e saj perfekte.

 

Me taka të larta dhe gjithmonë në humor, Lopez bëri për vete fansat e shumtë që ishin mbledhur rreth tapetit të kuq.

 

Filmi i fundit i JLo bazohet në një novelë komike të Bobby Crosby, ku një yll i dëshpëruar i muzikës pop sheh një adhurues me një tabelë në dorë ku shkruhet “Martohu me mua” dhe vendos të pranojë ofertën, pasi i fejuari e braktis në altar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *