E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 35 sekonda më parë
Showbiz

Jennifer Lopez konfirmon lidhjen me Alex Rodriguez

Këngëtarja Jennifer Lopez ka publikuar një foto me partnerin e saj të ri, duke shuar kureshtjen e të gjithëve, për këtë romance shumë të përfolur. Ajo i ka konfirmuar thashethemet duke i vënë vulën me postimin e një selfie me yllin e bejsbollit Alex Rodriguez .

 

 

Sipas mediave amerikane, çifti ka shkuar në Bahamas për të kaluar pushimet dhe për të shijuar disa kohë me njëri-tjetrin. Në foto duket se ata janë shtrirë së bashku dhe Alex ka vënë dorën në kokën e këngëtares për ta ledhatuar. 47-vjeçarja e mbajti postimin vetëm për disa sekonda, por kjo gjë nuk i shpëtoi ndjekësve të saj, të cilët filluan menjëherë të komentonin për këtë marrëdhënie të re.

Reklamë

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë