E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Jennifer Lopez dhe Mark Anthony i bashkon gjithmonë diçka

Ilustrim · Vizion Plus

Jennifer Lopez dhe Mark Anthony mund të jenë ndarë përpara shumë vitesh, por e dinë mirë se gjithmonë do të jenë dy fëmijet e tyre, që do t`i bashkojnë. Max dhe Emme, pardje kishin  9-vjetorin e lindjes, por si duket për shkak të angazhimeve, çifti ia festuan ditëlindjen më herët.

 

Binjakët janë në kujdestarinë e J.Lo, pra jetojnë dhe udhëtojnë shpesh me këngëtaren, por në letrat e gjykatës thuhet se te vendimet për fëmijët, çifti kanë të drejta 50 me 50.

 

Për herë të parë këngëtaret u njohën më 1998, por ishin vetëm miq. Martesa e tyre mori fund në korrik 2011, por divorci u finalizua 3 vite më pas. Që pas ndarjes, jeta e dyshes nuk ka shkuar edhe aq mirë. I dashuri i vetëm, me të cilin J.Lo nisi një lidhje serioze, Casper Smart, e tradhëtoi dy herë, ndërsa Mark Anthony u nda dhjetorin e vitit 2016-të, nga bashkëshortja prej dy vitesh i martuar, Shannon de Lima.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh